Që nga vera e vitit të kaluar, sipërmarrja kineze TikTok dhe të tjera platforma të mëdha në internet duhet të respektojnë ligjin e BE-së për shërbimet digjitale (DSA). Qysh përpara dy muajsh, Komisioni i BE-së si autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen, shprehu dyshime ndaj koncerneve të mëdha të internetit dhe se TikTok-u nuk i respekton këto norma mjaft rigoroze, krahasuar në nivel ndërkombëtar. Hetimet paraprake kanë nisur ndërkohë edhe TikTok-u u pozicionua. Por, sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shpjegimet nga ana e TikTok-ut kanë qenë të pamjaftueshme.
Për këtë arsye, komisari përgjegjës për politikën Industriale, Thierry Breton, komunikoi përmes platformës X, se ka nisur zyrtarisht një procedurë kundër TikTok-ut. Nëse autoriteti i BE-së konstaton shkelje, kërcënojnë gjoba të majme. Gjoba mund të arrijë deri në pesë përqind të xhiros ditore të TikTok-ut. Por, se sa është aktualisht xhiroja e TikTok-ut nuk dihet, sepse kjo platformë nuk i bën publike shifrat e biznesit të vet.
Por, nuk është vetëm TikTok-u nën llupën e Komisionit të BE-së, ndërkohë që nga dhjetori vazhdon një proces kundër platformës X lidhur me dyshimet për përhapje të informacioneve të rreme dhe përmbajtjeve me bazë urrejtjeje. Po ashtu po zhvillohen hetime paraprake edhe ndaj të tjera platformave në rrjet. Procesi kundër TikTok-ut mund të zgjasë me muaj. Platforma e videove, që sipas të dhënave numëron rreth 142 milionë përdorues në muaj në Evropë, mund t’u kundërvihet me proces gjyqësor vendimeve të verifikuesve të BE-së. Në mbarë botën, mbi një miliardë njerëz përdorin çdo muaj TikTok-un.
Komisari i BE-së, Thierry Breton, akuzon TikTok-un se nuk respekton mjaftueshëm mbrojtjen e të rinjve. Të rinjtë nën 16 vjeç do të duhet që të mund ta përdorin vetëm me kufizime TikTok-un. Të rinjtë dhe fëmijet nën 13 vjeç duhet të lejohen të përdorin vetëm një version të kufizuar. Verifikimi i moshës është i pamjaftueshëm, sepse TikTok-u kur hap llogari në të, pyetjen për moshën e bazon tek vetëdeklarimi, pa kërkuar verifikimet përkatëse. Por nuk është vetëm ky një problem specifik i TikTok-ut edhe të tjera medie të koncernit Meta, X apo faqet e pornografisë veprojnë ngjashëm. TikTok-u e pranon në faqen e vet se kjo është në varësinë e sinqeritetit të përdoruesve.
Te klientët nën 16 vjeç shërbimi e kufizon kohëzgjatjen e përdorimit ditor në një orë. Por, ky kufizim mund të shfuqizohet me vetëm fare pak klikime. Ligji i BE-së për shërbimet digjitale (DAS) ndalon reklamën e personalizuar për njerëzit nën 16 vjeç. Edhe kjo është e vështirë të respektohet kur mungon verifikimi i moshës, mendojnë verifikuesit e Komisionit të BE-së.
Komisioni i BE-së gjithashtu shpreh shqetësim, algoritmi i TikTok-ut u imponon përdoruesve një fluks të pafund videosh, duke ndjekur të gjitha preferencat personale të tyre. Kjo “joshje” në aplikacion mund të kthehet në një varësi të pakontrollueshme te përdoruesit e TikTok-ut. TikTok-u e hedh poshtë këtë, duke thënë, se algoritmi është konform normave të DSA-së dhe mund të deaktivizohet. Por, opsioni i deaktivizimit në menynë e aplikacionit është i fshehur dhe mund të arrihet pas shumë klikimeve. Ky rregullator dhe opsionet që zbulohen me vështirësi janë problem jo vetëm i TikTok-ut. Studiuesit e medias që prej vitesh konstatojnë, se TikTok-u, që përdoret intensivisht nga të rinj nën moshën 25 vjeç, ka një potencial të madh për t’u kthyer në ves te përdoruesit. “Ka mjaft aspekte që japin shkas të besosh, se një dizajnim enkas i TikTok-ut dhe të tjera platformave mund të nxisin varësinë ndaj aplikacionit”, tha në televizionin ZDF, eksperti i internetit, Julian Jarusch nga fondacioni “Përgjegjësia e re”. “Mbledhja e dëshmive, për të provuar që kjo është ose nuk është e vërtetë, nuk është detyrë e lehtë për Komisionin e BE-së.”
Një zëdhënës i TikTok-ut shpjegoi se firma që i përket koncernit kinez Bytedance, do të angazhohet edhe më tej për përmirësimin e mbrojtjes së të rinjve. “Ne do të punojmë edhe më tej me ekspertë dhe me industrinë, për ta konceptuar më të sigurt TikTok-un. Gëzohemi që na jepet rasti tani të mund t’ia shpjegojmë këtë në detaje Komisionit të BE-së”. Komisioni i BE-së do që krahas mbrojtjes së të rinjve të marrë një listë të të gjithë klientëve të reklamave. Gjithashtu duhet garantuar për studiuesit aksesi te të dhënat e TikTok-ut, ashtu sikurse është përcaktuar në ligjin për shërbimet digjitale.
Drejtori ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew, ishte në janar në Bruksel te komisionerët e BE-së, për t’ua shmangur atyre rezervat ndaj platformës së videove të shkurtra. CEO i TikTok-ut që vjen nga Singapori, iu përgjigj pyetjeve të detajuara gjatë një intervistimi në senatin e ShBA-së. Deputetët shprehën kryesisht shqetësimin që TikTok-u të dhënat e përdoruesve ia pason koncernit amë ose që platforma mund të konsiderohet si një softver spiunazhi. Në valën e intervistimeve të ngjashme në vitin 2023, shefi i TikTok-ut pranoi se ai nuk do t’ua lejonte fëmijëve të tij (atëherë gjashtë dhe tetë vjeç) përdorimin e kësaj platforme. Në Singapor, ku jetojnë fëmijët e tij, nuk ka kufizim moshe për qasjen në platformën që po rritet vrullshëm. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Befason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian