TikTok gjobitet me 370 milionë dollarë për keqpërdorimin e të dhënave të fëmijëve

TikTok të premten u dënua me 370 milionë dollarë (347 milionë euro) nga rregullatorët e Bashkimit Evropian për shkak të sigurimit të dobët për mbrojtjen e të informatave private të fëmijëve që përdorin platformën, një shenjë e një kontrolli të shtuar me të cilin përballet shërbimi i rrjeteve sociale.
Cilësimi i parazgjedhur i TikTok nuk e mbrojti në mënyrë adekuate privatësinë e fëmijëve dhe as kompania nuk ishte transparente në shpjegimin e asaj që po bënte me të dhënat e përdoruesve të moshës 17 vjeç e lart, sipas Komisionit të Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës, i cili lëshoi dënimin në emër të Bashkimit Evropian.
Gjoba prej 345 milionë eurove është e para e lëshuar ndaj TikTok nga blloku i 27 kombeve për shkelje të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
TikTok po bëhet një objektiv më i shpeshtë i prindërve, politikëbërësve dhe rregullatorëve që janë të kujdesshëm ndaj praktikave të mbledhjes së të dhënave të kompanisë dhe efektit të platformës në shëndetin mendor të të rinjve. Në një sondazh të vitit 2022, 67 për qind e adoleshentëve amerikanë thanë se përdorin TikTok, me 16 për qind që thanë se e përdorin atë “pothuajse vazhdimisht”, sipas Qendrës Kërkimore Pew.
Shqetësimet janë intensifikuar nga lidhjet e TikTok me Kinën, ku ndodhet kompania e saj mëmë, ByteDance. Rregullatorët irlandezë po hetojnë veçmas nëse TikTok po dërgon në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve nga Bashkimi Evropian në Kinë, një hetim që është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit.
Në Bashkimin Evropian, ku TikTok ka më shumë se 150 milionë përdorues mujorë, rregullatorët thanë të premten se kompania nuk po bënte mjaftueshëm për të mbrojtur fëmijët. Edhe pse shërbimi mund të përdoret nga ata më të vjetër se 13 vjeç, kompania ka shkelur rregullat e mbrojtjes së të dhënave duke pasur cilësime që i bëjnë videot dhe postimet publike si parazgjedhje, duke ekspozuar kështu informacionin dhe të dhënat e përdoruesve të saj më të rinj.
“Cilësimet e profilit për llogaritë e përdoruesve të fëmijëve u bënë publike si parazgjedhje, që do të thotë se kushdo, brenda ose jashtë TikTok mund të shikojë përmbajtjen e postuar nga përdoruesi fëmijë,” thanë rregullatorët.
Hetimi mbuloi periudhën nga 31 korriku 2020 deri më 31 dhjetor 2020. Rregullatorët thanë gjithashtu se TikTok nuk i pengoi në mënyrë adekuate përdoruesit e tij më të rinj që të përdornin disa zgjidhje për të anashkaluar kufizimet e moshës, duke përfshirë aftësinë për të dërguar dhe për të [ranuarmarrë mesazhe direkte. Kjo përfshinte përdorimin e një veçorie të “çiftimit të familjes”, në të cilën një përdorues i pa verifikuar si prind ose kujdestar mund të çaktivizojë kufizime të tilla për fëmijën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën – Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Dyfishohet rreziku i sulmeve kibernetike - Ballkani më i rrezikuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri