Lojtarët e lotarive, nuk mërziten kur nuk fitojnë preminë kryesore, pasi nuk është gjithnjë e mundshme.
Markl Goodram dhe Jon-Ross Watson nga Mançesteri i Anglisë, u zhgënjyen keq kur fituan nga dy milionë funte në lotari, por iu mohua të merrnin shpërblimin, transmeton Telegrafi.
Bashkëpunëtorët që kishin të kaluar kriminale, dyshohet se i kishin blerë tiketat me para të vjedhura dhe nuk kishin as llogari bankare, ku do t’i pranonin të hollat.
Ata pretendonin se paratë ua kishte huazuar një shok i njohur si John, por nuk dhanë më shumë detaje, duke u arsyetuar se ai ka ikur jashtë shtetit.
Megjithëse insistuan të marrin paratë, ata e kishin të pamundur sepse paratë duhet vënë në llogari bankare, gjë që atyre iu mungon.
“Dëshiroja ta blija një pronë, për të vazhduar më pas me pushime pa fund, që të kujdesem për vetën. Por, duket se është e pamundur” ka thënë Goodram.
Në anën tjetër, zyrtarët e lotarisë që insistojnë për mos pagesë, gjendja mund të ndryshojë, sepse nuk ka ndonjë ligje që e parasheh këtë situatë. /Telegrafi/