Tifozi i Liverpoolit zbulon gjestin prekës që Diogo Jota i bëri të birit 'kur ai ishte në momentin e tij më të keq'

Vdekja e Diogo Jotës në moshën 28 vjeçare po vajtohet nga komuniteti i futbollit - veçanërisht ata që ai i preku personalisht.
Jota, i cili mbeti i vdekur në një aksident me makinë së bashku me vëllain e tij Andre në Spanjën veriore, ndërsa po udhëtonin për të hipur në një traget për në Mbretërinë e Bashkuar, pati një ndikim të veçantë te një tifoz.
Tifozi, Steven Davies, kishte kontaktuar pasi djali i tij, Liam, po kalonte një periudhë të vështirë.
Jota gjeti kohë për t'i dërguar Liamit një video-mesazh mbështetjeje, duke i thënë: "Përshëndetje Liam, besoj se nuk po kalon një kohë të lehtë tani, kështu që doja vetëm të më kontaktoja për të thënë se ke mbështetjen e të gjithëve në Liverpoolit, ashtu siç na ke mbështetur gjithmonë neve".
"Nuk jam ekspert, por sa herë që kam vështirësi, sigurohem gjithmonë që t'i dëgjoj mjekët dhe të bëj saktësisht atë që më thonë, të gjitha gjërat që më thonë, si të ha dhe të pij gjërat e duhura, bëjnë një ndryshim të madh për mua sa herë që kam vështirësi".
"Shpresojmë të jetë e njëjta gjë edhe për ty. Kujdesu për veten dhe shpresojmë të të shohim përsëri në Anfield së shpejti", ishte mesazhi i portugezit.
Gjesti i ëmbël kishte shumë rëndësi për Stevenin, i cili ndau klipin e vjetër pasi u bë i ditur lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Jotës sot.
Në X, ai shkroi: "4 vjet më parë, kur djali im ishte në gjendjen e tij më të keqe, Diogo gjeti kohë për ta regjistruar këtë për të dhe kjo i ndihmoi më shumë nga sa do ta dijë ndonjëherë".
"Ishte një detyrë e vogël, por kishte shumë rëndësi dhe do të doja shumë ta kisha falënderuar personalisht për këtë. Faleminderit Diogo".
Më vonë ai shtoi se po luftonte për ta përpunuar lajmin shkatërrues dhe i bëri thirrje Liverpoolit që ta pensiononte numrin 20 të Jotas. /Telegrafi/




















































