Tifozët renditin dhjetë mbrojtësit e majtë më të mirë në botë – Alba i pari, Alaba i treti dhe Marcelo i shtati

Ylli i Barcelonës, Jordi Alba është kurorëzuar si mbrojtësi i majtë më i mirë në botë duke fituar garën ndaj yllit të Liverpool, Andy Robertson, i cili përfundoi i dyti.
Alba, 31 vjeç, ishte një produkt i akademisë së të rinjve të Barcelonës, i cili u largua më 2005 dhe kaloi tre vjet duke luajtur për ekipin e parë të Valencias.
Por, Barcelona e riktheu mbrojtësin e majtë spanjoll në Camp Nou në vitin 2012 në një marrëveshje me vlerë prej rreth 15 milionë eurosh.
Alba që nga atëherë është vendosur si titullar fiks i skuadrës së parë të Barçës dhe është vlerësuar gjerësisht për shkathtësinë e tij në mbrojtje dhe sulm njëkohësisht.
Mediumi i njohur Daily Star ka renditur yllin spanjoll të parin në listë, duke thënë se ai është një ‘mbrojtës vërtet modern’ dhe një ‘mbrojtës i gjithanshëm’.
Sipas gazetës, Alba e ka vendosur veten si një “mbrojtës i shkëlqyeshëm dhe një opsion brilant në pjesën e tretë të fushës”, i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm me ekip, por edhe me kombëtaren.
Ylli i Liverpool, Robertson, 26 vjeç, është bërë një pjesë integrale e skuadrës fituese të titullit të Jurgen Klopp dhe Ligës së Kampionëve së bashku me Trent Alexander-Arnold.
Reprezentuesi skocez, i cili konsiderohet gjerësisht nga shumë tifozë si mbrojtësi i majtë më i mirë në botë tani, përfundoi i dyti në listë pas Albas.
Daily Star gjithashtu lavdëroi Robertson për paraqitjet e tij në sezonet e fundit, ndërsa pas tij u rendit David Alaba i Bayern Munichut si i treti.
Në listë nuk munguan as emra tjerë të njohur si Marcelon, Alex Sandro apo edhe Ferland Mendy.
Më poshtë janë të renditur 10 mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin botëror.
10.Ben Chilwell (Leicester City)

































































