Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e shtunë) me Suedinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, të vlefshme për Grupin B.

Dardanët kanë udhëtuar drejt Stokholmit, ku do të ndeshen me skandinavët në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Friends Arena” nga ora 18:00.


Ndeshja e parë në Prishtinë pati përfunduar me fitoren 3-0 të suedezëve, ndërsa sot synohet ‘hakmarrja’ apo së paku një rezultat pozitiv.

Motiv shtesë për ekipin e Bernard Challandes pritet të jenë edhe tifozët shqiptarë të pranishëm në kryeqytetin e Suedisë.

Tifozë dardanë, të mbështjellur me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë kanë vërshuar tashmë rrugët e Stokholmit.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1446838519012397059

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1446836067651444737

Sipas mediave suedeze, por edhe gazetarëve vendor të pranishëm në Stokholm, Kosova do të mbështet nga rreth 7-8 mijë tifozë në ‘Friends’ Arena.

Më poshtë keni disa video nga atmosfera dhe grumbujt e tifozëve të Kosovës. /Telegrafi/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1446835328548057093

telegrafi sport app