Thyhet rekordi i Freddy Adu, ky është lojtari debutues më i ri në historinë e MLS

Cavan Sullivan ka thyer rekordin e Major League Soccer (MLS), duke u bërë lojtari më i ri që debuton në ligën elitare të futbollit në Amerikë.
Philadelphia Union mundi New England Revolution me rezultat 5-1 në një ndeshje të MLS të luajtur të mërkurën pas mesnate. Takimi mes dy skuadrave të fundit të Konferencës Lindore të MLS do të mbahet mend për situatën në minutën e 85-të.
Sulmuesi izraelit Tai Baribo u largua nga loja dhe u zëvendësua nga Cavan Sullivan, i cili në moshën 14 vjeç e 293 ditë u bë debutuesi më i ri në MLS.
Sullivan theu për 13 ditë rekordin e Freddy Adu të vendosur në prill 2004.
Gjithashtu, sipas mediumit ESPN, Sullivan është atleti më i ri që luan në NBA, NHL, NFL, WNBA dhe MLB që nga viti 1970.
Welcome to the show, Cavan Sullivan. ✨
The 14-year-old becomes the youngest player to debut in MLS history. pic.twitter.com/qbgjh4QRns
— Major League Soccer (@MLS) July 18, 2024
Sullivan shkon te Manchester City në moshën 18-vjeçare?
Fabrizio Romano zbuloi se City tashmë po ndjek Sullivan, mesfushorin sulmues të lindur në Filadelfia, ndërsa ESPN zbuloi se ai do t’i bashkohet klubit anglez kur të mbushë 18 vjeç.
Prindërit e Sullivanit luanin futboll dhe katër vite më parë e regjistruan djalin e tyre në akademinë e Unionit. Ai bëri debutimin e tij profesional për ekipin e dytë në mars në ligën e zhvillimit MLS.
Unioni nuk konfirmoi detajet e lëvizjes së Sullivan te City, por i riu tha se përfshirja Cityt në marrëveshje kontribuoi në vendimin e tij për të nënshkruar me klubin e Filadelfias. Vëllai i Sullivan, Quinn (20) ka qenë lojtar i ekipit të parë për Unionin për katër vjet.
🔵🇺🇸 American wonderkid Cavan Sullivan to Manchester City, here we go!
Deal agreed as revealed weeks ago and now all the documents being signed with Philadelphia Union. Fee close to $1m + many add-ons.
2009 talent will join #MCFC in the next years.
Exclusive story, confirmed. pic.twitter.com/vFw6ZP0M6X
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 6, 2024
Adu e uroi për rekordin
Pavarësisht se bëri debutimin e tij shumë herët, Adu kurrë nuk e arriti potencialin e tij. Ai luajti për IMG Brandeton, DC United, Benfica, Monaco, Belenenses, Aris, Rizespor, Philadelphia, Bahia, Jagodina KuPs, Roëdies, Las Vegas dhe Suedez Osterlen, ku e përfundoi karrierën e tij në vitin 2021.
Ai e uroi Sullivanin për thyerjen e rekordit për lojtarin më të ri të MLS.
“Urime të mëdha për Cavan Sullivan për debutimin e tij rekord. Vështirë për ta thyer atë rekord dhe ai ia doli. Bravo dhe fat të mirë”, shkroi Adu në profilin e tij në X. /Telegrafi/
Big congrats to Cavan Sullivan for his record breaking debut today. That’s a hard record to break and the kid did it. Well done and good luck my man. 👏🏾👏🏾👏🏾
— FREDDY ADU (@FreddyAdu) July 18, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët