LAJMI I FUNDIT:

Thyhet një argjendari në Shtime, vidhet ari dhe para në vlerë mbi 20 mijë euro

Thyhet një argjendari në Shtime, vidhet ari dhe para në vlerë mbi 20 mijë euro

Një argjendari është thyer mëngjesin e sotëm në Shtime, ku janë vjedhur para dhe ari në vlerë mbi 20 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafi, Majori nga Policia e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

“Rreth orës 07:00 jemi informuar nga pronari i argjendarisë se muri nga mbrapa është thyer dhe janë vjedhur para dhe ari, vlera e tyre arrin në 20 mijë euro sipas pronarit. Kemi bërë ekzaminimin e e vendit të ngjarjes dhe po merremi me rastin’, tha Hajdini.


Ndryshe, kohëve të fundit janë rritur rastet e vjedhjeve në shtëpi dhe lokale të ndryshme./Telegrafi/