Kjo recetë është jashtëzakonisht efektive për trajtimin e kollit të vazhdueshëm, e gjithashtu është njëqind për qind natyrale dhe e sigurt për t’u përdorur nga fëmijët dhe të rriturit

Karotat janë shumë të shëndetshme për personat me diabet, si dhe tek persona që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, transmeton Telegrafi.


Çfarë i bën karotat të shëndetshme për njeriun?

- E përmirësojnë imunitetin
- E përmirësojnë shëndetin kardiovaskular
- E ulin kolesterolin
- Parandalojnë kancerin
- I zvogëlojnë aknet
- Përmbajnë kalcium, gjë që e përmirëson tretjen
- Janë burim i shkëlqyeshëm i vlerave ushqyese për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme

DSC08345

Përbërësit:

- Gjysmë kilogrami karote
- Pak ujë
- Tri deri katër lugë gjelle mjaltë organike

I qëroni karotat dhe i zieni derisa të zbuten. Lëngun e fituar nga zierja e përzieni me karote.

Pastaj, i shtoni lugët me mjaltë në tasin ku gjendet lëngu i karotës.

Produktin e fituar e vendosni në një vend të ftohët dhe e përdorni si shurup, nga tri deri katër lugë gjelle në ditë.

Shurupi do ta eliminoj mukozën në mushkëri dhe do ta zbusë kollin menjëherë! /Telegrafi/