LAJMI I FUNDIT:

Thomas Tuchel konfirmon se a do të qëndrojë apo jo tek Bayerni përtej këtij sezoni

Thomas Tuchel konfirmon se a do të qëndrojë apo jo tek Bayerni përtej këtij sezoni

Thomas Tuchel ka zbuluar se ai nuk do të qëndrojë tek Bayern Munichu përtej përfundimit të sezonit aktual.

Gjatë muajit shkurt Tuchel kishte njoftuar se do të largohet nga gjiganti gjerman në fund të asaj që kishte qenë një sezon zhgënjyes.

Për herë të parë në 11 sezonet e fundit, Bayerni nuk ishte shpallur kampion i Gjermanisë, dhe do ta përfundojë sezonin me asnjë trofe të fituar pasi u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve.


Më herët gjatë kësaj jave raportime të ndryshme kishin pretenduar se Bayerni mund të marrë vendimin dramatik dhe ta mbajë Tuchelin në ekip pasi dështuan të gjejnë zëvendësuesin e tij.

Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Zinedine Zidane që të tre kishin hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar bavarezëeve, ndërsa tani edhe Tuchel e ka refuzuar mundësinë që të qëndrojë.

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp. Ka pasur bisedime, por ne nuk arritëm një marrëveshje kështu që vendimi i muajit shkurt qëndron ende”, ka thënë Tuchel.

Përveç tre emrave të lartpërmendur, drejtuesit e klubit bavarez kishin tentuar që të gjejnë një marrëveshje edhe me përzgjedhësin e Austrisë, Ralf Rangnick, por që ky i fundit kishte refuzuar në fund mundësinë e kalimit në Gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori