LAJMI I FUNDIT:

Thirrjet për përgatitje për rezistencë, Uglanin: Këto janë kërcënim për popullatën dhe stabilitetin në veri

Thirrjet për përgatitje për rezistencë, Uglanin: Këto janë kërcënim për popullatën dhe stabilitetin në veri

Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet pasi persona ende të panjohur, kanë shpërndarë fletushka të ndryshme që bëjnë “thirrje për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes”, në veri të Kosovës.

Këto fletushka përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës.

Në këto fletushka, thuhet se Policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.


Këto thirrje dhe mesazhe për Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin janë kërcënim për popullatën në këtë rajon, por edhe për situatën e sigurisë në veri.

Uglanin në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto mesazhe janë destabilizuese për situatën e sigurisë në veri.

“Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës
Lexo po ashtu “Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës

Sipas tij, këto janë organizata jo-legjitime e të cilat veprojnë atje, por siç u shpreh ai Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës nuk merret me to.

“Sigurisht që kjo është një kërcënim për popullatën, për stabilitetin e qytetit në Mitrovicë të veriut dhe komunat tjera në veri të Kosovës. Ato mesazhe janë destabilizuese. Por, këto janë organizata të ndryshme që po funksionojnë si dhe janë shpërndarë dhe faqe e në rrjete sociale si në Facebook. Por, ne si Kuvend nuk merremi me çështjet për këto organizata, por me ligjshmërinë. Kemi raporte me policinë dhe strukturat e sigurisë ku ata janë garantues për qetësinë dhe stabilitetin në popullatë”, tha Uglanin.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës vlerësoi se këto organizata kanë përkrahje nga Serbia, për siç u shpreh ai “Në momentin e duhur po provon intensifikimin edhe të tensioneve në terren”.

Fletushkat në veri, hapet rast për "Thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes"
Lexo po ashtu Fletushkat në veri, hapet rast për "Thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes"

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se fletushkat e shpërndara me udhëzime se “s’i t’u kundërvihet Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”, dyshohet se janë shpërndarë gjatë dhe pas protestës së mbajtur.

Sipas tij, pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe Speciale është hap rasti “Thirrje për Rezistencë dhe Nxitje e Urrejtjes”.

Për momentin siç tha Elshani nuk ka ndonjë person të dyshimtë apo të arrestuar.

Ndryshe, të hënën qytetarë nga komuniteti serbë ishin mbledhur në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte thënë se “Kosova nuk ndalon dinarin serb, por futjen e tij përmes thasëve në kufi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori