Thirrjet e Serbisë për të rinjtë vullnetarë që t’i bashkohen shërbimit ushtarak janë nxitje për rrezik dhe kërcënim për rajonin, vlerësojnë njohësit e sigurisë në Kosovë.
Ministrja e Mbrojtjes e Serbisë i ka ftuar të gjithë të rinjtë serbë që të aplikojnë për shërbim ushtarak të armatosur për vitin 2024. Kjo nismë serbe vjen në një kohë kur tensionet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë rajonin verior të Kosovës, janë në një moment kritik dhe po rriten ndjeshëm.
E njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në një prononcim për Telegrafin tha se kjo iniciativë lidhet edhe me fazën elektorale të zgjedhjeve që do të mbahen më 17 dhjetor në Serbi.
Ibishi po ashtu u shpreh se Serbia në vazhdimësi proklamon që ka forca të armatosura rezervë rreth 50 mijë, por sipas tij, në realitet nuk janë as 19 mijë.

“Serbia është në një krizë në aspektin e masave që po ndërmerr me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për forcat të armatosura, që realisht nuk i ka, nga ajo që i proklamon si forca aktive e të cilat nuk i ka as 19 mijë, ndërsa thotë që i ka 50 mijë forca rezervë. Dhe e vetmja mundësi është që ta ndërrojë sistemin pra nga ushtria profesionale në ushtri të rregullt”.
“Kjo tregon që po nxit rrezik dhe kërcënim për rajonin. Serbia po mundohet që ta mbajë primatin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pra të jetë forcë kryesore. Mendoj se tentativat e Serbisë në krye me Vuçiqin shpijnë në fazën elektorale tash të zgjedhjeve”, tha njohësi i sigurisë.
Ai tutje deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me veprime të tilla dëshiron që të jetë “përçues i mirë i rreziqeve dhe kërcënimeve të Putinit për pjesën e Ballkanit”.
Ndërsa, njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë dhe ushtarake, Fadil Kajtazi, tha se nisma të tilla nga autoritetet serbe janë më shumë të funksion të presionit politik.
Kjo pasi sipas tij, në këtë mënyrë Serbia po mobilizohet për të ndikuar në situatën aktuale në raport me Kosovën dhe zhvillimet në pjesën veriore të vendit.

“Serbia shërbimin ushtarak e ka dualist, pra ka edhe profesionistë edhe vullnetarë. Tash një mobilizim për të ndikuar në situatën e tanishme e cila po ndodh dhe mendoj se është një presion politik për arsye se Serbia ka forca të mjaftueshme për të ndërmarrë ndonjë veprim në drejtim të Kosovës”, deklaroi Kajtazi për Telegrafin.
Mes tjerash, ai tha se Serbia po përdor mjete të presionit të politikave mbi bashkësinë ndërkombëtare dhe mbi Kosovën për t’u paraqitur si faktor, në mënyrë që në dialog të përfitojë sa më shumë që është e mundur.
“Kjo më tepër është në funksion të politikës së presionit, pasi pas rastit në Banjska Serbia mrekullisht ka shpëtuar e pandëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe tani është duke përdorur mjete të ngjashme të presionit të politikave mbi bashkësinë ndërkombëtare dhe mbi Kosovën për t’u paraqitur si faktor në mënyrë që në dialogun me Kosovën të përfitojë sa më shumë që është e mundshme si në kompetencat e asociacionit, ashtu edhe në drejtimet tjera”, u shpreh njohësi i sigurisë.
Njoftimi i Serbisë iu drejtohet të rinjve të moshës së punës, nga 19 deri në 30-vjeç, duke i inkurajuar ata të shprehin patriotizmin e tyre përmes shërbimit ushtarak.
“Ne ftojmë çdo të ri dhe të re që të aplikojnë për shërbimin ushtarak si vullnetar, si dhe për pjesëmarrjen në programin e trajnimit për oficerët rezervë,” thuhet në njoftim.
Këto zhvillime ndodhin në prapaskenën e alarmit të Ukrainës mbi një potencial për të rritur aktivitetin ushtarak rus në Ballkan, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që ka ngritur shqetësimin se Moska mund të jetë duke planifikuar luftë në rajon./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes shoferi i autoambulancës që transportoi të lënduarit e tragjedisë në Koçani

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PDK dorëzon tri ankesa në PZAP

Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

A do të marrë pjesë Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij? - Specialja tregon procedurat

"Detyruan me forcë të kryenin shërbime seksuale për klientë" – Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për trafikim

"Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin", Endrit Thaçi shpreh dhimbjen për humbjen e gjyshit, Haxhi Thaçi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore