Përfaqësuesit e fshatrave të Luginës së Lumbardhit (Zhupës), po refuzojnë që sistemet lokale të ujësjellësve të integrohen në atë të Kompanisë Rajonale të Hidrorajonit. Thirrje për ta kundërshtuar hapjen e zyrës së Hidrorajonit dhe faturimin e ujit, ka bërë edhe deputetja nga koalicioni “Vakat”, Duda Balje, veprim ky i pabesueshëm për deputeten, Emilija Rexhepi.
Duda Balje iu pat drejtuar banorëve të asaj pjese se janë ata pronarë të sistemeve të ujësjellësve në fshatrat e tyre.
“Ju lus që të mos merrni pjesë në asnjë takim lidhur me këtë çështje, sepse çfarëdo zyre e re e ‘Hidrorajonit’ është futje direkte në arkëtimin e ujit. Ju jeni pronarë të sistemeve të ujësjellësve në fshatrat tuaja dhe një vend pune nuk vlen sa kjo pronësi. Le të jetë ashtu siç ka qenë deri tash, askush nuk ka të drejtë që t’iu imponojë atë që nuk dëshironi”, thuhet në postimin e deputetes Balje.
Në anën tjetër, deputetja Emilija Rexhepi, lidhur me këtë thirrje të deputetes Balje ka thënë së është e pabesueshme si një postim i tillë vie nga një deputet dhe një person që ka qenë anëtar i bordit në hidroregjion.
“Thjesht është e pabesueshme se si një postim i tillë vie nga një deputete, para së gjithash një kryetare e Komisionit për bujqësi, planifikim hapësinor dhe ambient, dhe pikërisht nga personi i cili për shumë vite në hidro-regjion ka qenë anëtar i bordit. Nëse në atë kohë ai institucion ka funksionuar mirë, kur i është paguar një shumë e caktuar parash, pse tani ky institucion nuk është i mirë”, tha ajo.
Gjithashtu, ajo tha se kemi deputetë të cilët tjetë gjë punojnë dhe ndryshe deklarohen. Sipas saj, të gjithë duhet të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Keni deputetë të ndryshëm, deklarata të ndryshme në facebook, një gjë punojmë, ndryshe themi, dhe krejt tjetër çka shkruajmë, kështu që duhet të jemi të sinqertë dhe korrektë ndaj institucioneve tona, duhet të respektojmë ligjin e Republikës së Kosovës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në veçanti ne deputetët dhe disa ministra siç është Rasim Demiri, i cili thekson nevojën tek populli për demonstrata dhe mos të paguaj, ndërsa në të njëjtën kohë është ministër në një Qeveri, kështu që unë nuk e di me çfarë deklarata ata ndikojnë tek popullata, por, ajo që është me rëndësi, boshnjakët nuk janë të izoluar, ata nuk jetojnë në geto, respektojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e tash si do ta gjejmë mekanizmin më të mirë të mundshëm që këtë çështje me hidro regjionin ta zgjidhim dhe kur, këtë do ta shohim, sepse megjithatë kërkon kohë, zbatim dhe kërkon përfshirjen e të gjitha institucioneve në transparencë”, tha deputetja Rexhepi.
Deputetja Rexhpi tha se nga vjen ajo, ana e Zhupës, janë rreth 14 fshatra boshnjake dhe më shumë se 13 mijë boshnjakë dhe komunitete të tjera, të cilët nuk janë në sistemin e hidroregjionit të Prizrenit.
Ajo tha se kanë bërë përpjekje që të bëjmë hidro mekanizmin më të mirë, pasi që nuk e dinë se çfarë uji janë duke pirë qytetarët e asaj ane dhe se ata gjatë verës përballen me vështirësi, pasi që nuk kanë ujë..
“Vendi nga vij unë, ana e Zhupës, ku janë rreth 14 fshatra boshnjake dhe më shumë se 13 mijë boshnjakë, si dhe komunitete tjera, shqiptarë, serbë, nuk është në sistemin e hidro regjionit të ujit të Prizrenit. Ne kemi provuar të bëjmë hidro mekanizmin më të mirë të mundshëm në mënyrë që qytetarët dhe institucionet të jenë të kënaqur, për shkak se nuk dimë njerëzit tonë çfarë uji janë duke pirë, a është në gjendje të mirë për shëndetin. Njerëzit atje ballafaqohen me vështirësi gjatë periudhës së verës sepse nuk kanë ujë, dhe hidro regjioni deri tani nuk ka qenë i interesuar që këtë ta zgjidhin, për shkak se ky institucion në një formë ka qenë i privatizuar. Ajo që është konkretisht e qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, është se kjo zonë e madhe gjeografike dhe të gjitha ato fshatra boshnjake, vetë kanë paguar rrjetin e ujit dhe ujësjellësin”, tha ajo.
Sipas saj, kyçja në sistem kërkon kohë, mekanizma përkatëse dhe ndihmë nga ana e institucioneve dhe transparencë për qytetarët e asaj pjese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame