Therë me thikë nënën në Prishtinë, e bën për spital - i dyshuari arrestohet nga polica

Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë nënën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:25, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































