Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli
Në një sirtar është një thikë. E farkëtuar në Toledo, nga fundi i shekullit të kaluar; Luis Melian Lafinuri ia dha tim ati, që e solli nga Uruguai; Evaristo Karriegoja e pati dikur në dorë. Ata që e shohin duhet të luajnë një copë herë me të; me sa duket, kishin kohë që e kërkonin; dora ngutet të shtrëngojë dorezën që e mirëpret; tehu i bindur dhe i fuqishëm luan me përpikëri brenda millit.
Tjetër gjë do thika. Nuk është thjesht një strukturë e bërë me metale; njerëzit e menduan dhe e krijuan për një qëllim shumë të përpiktë; në njëfarë mënyre të përjetshme, është thika që mbrëmë vrau një njeri në Takuarembo, si dhe thikat që vranë Cezarin. Do që të vrasë, do që ta derdhë gjakun dhunshëm.
Në një sirtar të skrivanisë, mes blloqesh e letrash, pafundësisht, jeton thika me ëndrrën e saj të thjeshtë prej tigri dhe dora merr guxim kur e drejton, pasi metali guxon, metali që parandien në çdo prekje vrasësin, për të cilin e krijuan njerëzit.
Ndonjëherë më jep keqardhje. Kaq shumë ashpërsi, kaq shumë besim, kaq shumë mendjemadhësi e urtë apo e pafajshme, dhe vitet shkojnë, të kotë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Kundër flokëve të gjatë

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

GJUHA SHQYPE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë