Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, ka thënë se ai nuk është në dijeni për një transferim të Neymar.

Neymar po spekulohet se është shumë afër një kalimi te Paris Saint-Germain.


Megjithatë, gjiganti francez nuk e ka aq lehtë transferimin e tij dhe raportimet mediatike në Brazil spekuluan se Silva e të tjerë brazilianë të PSG-së ishin të informuar.

“Unë nuk di ene asgjë, unë dëgjoj shumë gazetarë duke folur për këtë punë dhe një lojtar si Neymar do të ishte interesant për projektin e PSG-së, pro tani për tani është me rëndësi përgatitja parasezonale. Do të jetë mirë për grupin”, u shpreh Silva.

PSG besohet se ka ofruar 222 milionë euro për Neymarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app