LAJMI I FUNDIT:

Vdes 14-vjeçari në Prishtinë, u ther me thikë

Vdes 14-vjeçari në Prishtinë, u ther me thikë

Një 14 vjeçar ka humbur jetën sot në Prishtinë, pas lëndimeve që ka marrë nga therja me thikë.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, rreth orës 07:30.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF, ndërsa hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

Lajme
Vazhdon gjykimi për vrasjen në 'Cobra City', dëshmitari jep versionin e ngjarjes

Vazhdon gjykimi për vrasjen në 'Cobra City', dëshmitari jep versionin e ngjarjes

Drejtësi
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
I jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

I jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

Lajme
Kalo në kategori