LAJMI I FUNDIT:

Themeluesit e BioNTech-ut parashikojnë “fundin e kufizimeve për shkak të COVID-19”

Themeluesit e BioNTech-ut parashikojnë “fundin e kufizimeve për shkak të COVID-19”

Strategjia e kufizimeve në pandeminë e coronavirusit shkakton gjithnjë e më shumë pakënaqësi në degë të ekonomisë. Sipas shpikësve të vaksinës Biontech/Pfizer – Özlem Türeci dhe Ugur Sahin – durim duhet edhe vetëm për disa muaj.

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së coronavirusit të përfundojnë deri në vjeshtë.

“Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”.


Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.

“Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr”, tha sipërmarrësi.

Pastaj duhet të përshtatet vaksina.

“Ne po përgatitemi për këtë sot”, tha ai.

Sahin beson se virusi nuk do të zhduket. Por posa të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme.

Vaksina e Coronas e BioNTech/Pfizer

“Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha Sahin.

Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetëvaksinime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme.

Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem.

Vaksinimi nga personeli mjekësor shërben gjithashtu për të monitoruar një reaksion të mundshëm alergjik, i cili – megjithëse rrallë – mund të ndodhë.

Së bashku me gruan e tij, Sahin themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz.

Vaksina kundër COVID-19 e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 dhjetor.

Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori.

Të premten, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e dekoroi çiftin e studiuesve me Kryqin Federal të Meritës për kontributin e tyre në frenimin e pandemisë së coronavirusit. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori