LAJMI I FUNDIT:

Themelohet departamenti i Turizmit në kuadër të MTI-së, Hasani: Kosova do të bëhet destinacion turistik

Themelohet departamenti i Turizmit në kuadër të MTI-së, Hasani: Kosova do të bëhet destinacion turistik

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka marrë sot vendim që të themelohet Departamenti i Turizmit në kuadër të kësaj ministrie.

Sipas ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tani e tutje turizmi do të konsiderohet si sektor prioritar.

“Kosova për nga resurset turistike ofron mundësi më të mëdha për zhvillimin e turizmit se sa disa nga vendet fqinje, por që qeveritë deri më tani nuk kanë ndërmarr disa masa për ta ngritur Kosovën si destinacion turistik”, ka thënë Hasani.


Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i ministrit Hasani:

Me propozimin tim sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës është marrë vendimi për themelimin e Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Zhvillimi i turizmit ka qenë i kufizuar për shkak të faktit se deri tani nuk ka pasur qasje gjithëpërfshirëse dhe nuk ka qenë sektor me prioritet për zhvillim ekonomik, derisa në 5-7 vitet e fundit turizmi në vendet fqinje është zhvilluar me mbështetje të madhe nga shteti dhe politikat e tij.

Kosova është vendi i fundit të cilit do t`i duhet të fus sistemin e njohur ndërkombëtarisht të qeverisjes së turizmit dhe mbështetjes së politikave në mënyrë që të përfitojë nga benefitet e zhvillimit të turizmit.

Kosova për nga resurset turistike ofron mundësi më të mëdha për zhvillimin e turizmit se sa disa nga vendet fqinje, por që qeveritë deri më tani nuk kanë ndërmarr masa për ta ngritur Kosovën si destinacion turistik.

Tani e tutje turizmin do ta konsiderojmë si sektor prioritar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori