LAJMI I FUNDIT:

“Thashë mjaft”: Rodri zbuloi se ishte afër ta linte futbollin, por fjalët e babait e binden të vazhdojë

“Thashë mjaft”: Rodri zbuloi se ishte afër ta linte futbollin, por fjalët e babait e binden të vazhdojë

Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri ka falënderuar babanë e tij pas triumfit në garën për Topin e Artë 2024.

Rodri fitoi çmimin më të madh prestigjioz, Topin e Artë, në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris, duke lënë pas vete në një garë të ngushtë yllin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Megjithatë, kjo nuk do të ishte e mundur pa këshillat e babait të Rodrit, i cili e bindi mesfushorin të vazhdonte karrierën në moshën 17-vjeçare, kur ky i fundit ishte gati të dorëzohej.


“Së fundi, do të doja të tregoja një histori për procesin që më bëri të jem këtu. Në moshën 17 vjeçare bëra valixhet gati drejt një ëndrre, të shkoja në Villarreal për të luajtur në divizionin e parë dhe më kujtohet një ditë që thashë “mjaft”, mbaj mend që thirra babanë duke qarë me ndjenjën se gjithçka kishte mbaruar, se kisha investuar gjithë jetën për ta arritur dhe më dukej se ëndrra po shuhej”, ka thënë fillimisht Rodri.

“Ai më tha: “Nëse kemi ardhur këtu nuk do ta hedhim peshqirin”. Dhe që nga ajo ditë mentaliteti im ndryshoi”.

“Jam një djalë normal me vlera, që studion, që përpiqet t’i bëjë gjërat mirë dhe nuk u kushton rëndësi stereotipeve jashtë futbollit, mund të arrijë nivele të larta, falë të gjithëve. Sot jam këtu dhe jam krenar, më duhet të falënderojë”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori