LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i vendosur, nuk do të ketë ndarje dhe as krijim i “Republika Srpska”, Trepça dhe Gazivoda, të Kosovës

Thaçi i vendosur, nuk do të ketë ndarje dhe as krijim i “Republika Srpska”, Trepça dhe Gazivoda, të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as nuk do të krijohet Republika Srpska.

Thaçi tha se do të ruhet substanca multietnike e Kosovës. Do të hiqet vetoja ruse për Kosovën në OKB .

“Unë kam biseduar me kryeministrin Medvedev, më ka thënë shumë qartë që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do ishte e mirëpritur”,- tha Thaçi.


Ndërsa deklaroi më tej: Do e takoja pa problem Presidentin Putin. Me çfarë kosto do e arrini përgjysmimin e Kosovës. Unë nuk do lejoj shkëmbim të territorit dhe as Srpska Republika në Kosovë. As Trepca, as Gazivoda nuk do jenë në shkëmbim. Definitivisht nuk do të ketë ndarje të territoreve. Jam skeptik që do arrihet një marrëveshje e shpejtë, por duhet të punojmë. Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim nuk ka Republika Srpska.

Duke folur për marrëveshjen, ai tha se “do të jetë marrëveshje obligative ndërkombëtare për njohje të dy vendeve. Do të ruhet shpirti multietnik dhe heqja e vetes ruse nga Këshilli i Sigurimit dhe do të sillte njohje të 80 shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ia dhe shtoi se ka biseduar për me kryeministrin rus Medvedev, po ashtu ai ka pohuar se do të bisedonte me kënaqësi me presidentin rus, Putin, pasi sipas tij, ky takim do të ishte përparësi për Kosovën.

“Nuk do të lejoj ndarje të Kosovës, shkëmbim të territoreve dhe nuk do të lejoj me asnjë çmim një “Republikë serbgska. As Trepça dhe as Gazivoda me asnjë çmim nuk do të ndahen nga Kosova”, tha ai./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori