LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi shefin e EULEX-it, biseduan për masat për tejkalimin e pandemisë

Thaçi takoi shefin e EULEX-it, biseduan për masat për tejkalimin e pandemisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë në rrethanat e pandemisë.

Sipas njoftimit, presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e EULEX-it që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana.

“Jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen që keni dhënë, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana të reja të paparashikuara”, u shpreh presidenti Thaçi.


Në njoftimin e bërë nga presidenca thuhet se, shefi i EULEX-it u shpreh se misioni që drejton ai ka mbajtur të plota kapacitetet e veta dhe është përqendruar në përkrahjen e qytetarëve të Kosovë për kthim në vend në rrethanat e pandemisë, por edhe duke ofruar përkrahje, në veçanti me pajisje, për sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe institucionet korrektuese.

Presidenti Thaçi vlerësoi bashkëpunimin e të gjithëve në tejkalimin e pandemisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori