LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps.

Duke i uruar sukses ambasadorit Bontemps në postin e ri, presidenti Thaçi ka thënë se Mbretëria e Belgjikës vazhdimisht ka mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme.


“Shtetndërtimi i Kosovës ka qenë një histori e suksesit. Këtë e kemi arritur falë një bashkëpunimi dhe mbështetjeje edhe të Mbretërisë së Belgjikës, për çka i jemi shumë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova dhe Belgjika kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme diplomatike, të cilat duhet të thellohen përmes një shkëmbimi edhe më të madh ekonomik, tregtar, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës.

Ndërsa, ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps, ka thënë se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori