Në ceremoninë komemorative që po mbahet për Adem Demaçin, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kombi sot po ndahet fizikisht nga një kolos e bota nga Mendela i Evropës.
“Sot më 28 korrik populli shqiptar po ndahet fizikisht nga një kolos që u vetmohua gjithë jetën për komb. Bota po ndahet nga Mendela i Evropës”, tha Thaçi.
“Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së, pasi me qëndresën e tij u bë simbol i lirisë kombëtare. Shpirti i tij ishte më i fuqishëm se burgu jugosllavë dhe rrezatoi humanizëm”, tha presidenti Thaçi.
Ai tha se veprimtari Adem Demaçi me tërë qenien e tij jetoj për një qëllim, për çlirimin e Kosovës dhe botës shqiptare.
Pas intonimit të himint të Kosovës dhe himnit të Shqipërisë, u mbajt një minutë heshtje për jetën dhe veprën e Adem Demacit.
Prezent në mbledhjen komemorative janë krerë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradianaj, Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe Ali Ahmeti nga Maqedonia, si dhe përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës.
Fjala e plotë e Presidentit Thaçi në ceremoninë komemorative për veprimtarin e shquar, Adem Demaçi:
Kosova që dy ditë është në zi.
Bota shqiptare në pikëllim.
Sot, më 28 korrik, kombi shqiptar po ndahet fizikisht nga Adem Demaçi, një kolos që u vetëmohua tërë jetën për qëllimin madhor, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kosova dhe mbarë bota shqiptare po ndahet nga Adem Demaçi, një personalitet historik i jashtëzakonshëm me integritet të lartë intelektual, letrar, politik dhe kombëtar.
Bota po ndahet nga Mandela i Evropës.
Adem Demaçi me tërë qenien e tij fizike, mendore, intelektuale e morale jetoi për një qëllim:
Çlirimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe Serbia.
Rininë, shpirtin e talentuar e plot dhunti dhe moshën e burrërisë, Adem Demaçi i flijoi 28 vjet në burgje jugosllave, pa u thyer dhe pa u mposhtur asnjëherë.
Për ironi të fatit dhe magjinë e numrave, Adem Demaçi vdiq pardje më 26 korrik, duke lënë një zbrazëtirë të madhe në historinë e Kosovës.
Në shekullin e jetës së tij 82 vjeçare para çlirimit të Kosovës, Adem Demaçi 26 vjet i përjetoi prangat e robërisë së atdheut.
28 vjet qëndroi i pamposhtur në pranga.
28 vjet jetoi pas daljes së fundit nga burgu.
Sot, me 28 korrik, po varroset me nderimet më të larta shtetërore dhe kombëtare.
Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare.
Simbol i qëndresës.
I burgosuri shqiptar numër Një i ndërgjegjes në ish-Jugosllavi.
I burgosuri numër Një i ndërgjegjes në Evropë.
Nga i munguar 28 vjet, ai u shndërrua në frymëzues të gjithë pranishëm për brezat e ardhshëm që ndoqën dhe përqafuan idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit.
Adem Demaçi ideal jetësor e kishte bashkimin e shqiptarëve.
Parimi themelor i filozofisë së tij politike mbështetej tek ideja që hapi i parë i lirisë dhe çlirimit duhet të merret nga vetvetja.
Prandaj, Adem Demaçi, ishin ngjarjet dhe kthesat politike të Kosovës më 1968, 1981, 1989.
Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Me qëndresën e tij Adem Demaçi u bë simbol i lirisë filozofike, kombëtare dhe universale.
Për realizimin e lirisë ai u përkushtua në të gjitha fazat e jetës.
Shpirti dhe ideali tij ishte më i fuqishëm se burgu, policia dhe ushtria serbe dhe jugosllave.
Përkundër burgosjes së gjatë ai mbeti njeri i madh me shpirt fisnik.
Duke qenë njeriu që u flijua për lirinë e popullit të tij, Adem Demaçi gjithmonë rrezatoi humanizëm për qenien njerëzore.
Dashuri ndaj popujve tjerë.
Mirëkuptim dhe solidaritet për të rrezikuarit.
Falje dhe pajtim në vend të hakmarrjes.
Paqe dhe harmoni midis gjinisë njerëzore.
Për guximin dhe angazhimin e tij për lirinë e mendimit, ai mori çmimin e Parlamentit Evropian “Saharov” më 1991.
Ai nderoi kombin tonë.
Ne jemi të lumtur dhe krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit.
Ne jemi krenarë që populli ynë i dha njerëzimit profile humaniste të nivelit të lartë si Adem Demaçi – njeriun që tërë jetën ia kushtoi lirisë.
Adem Demaçi ishte njeriu më antikonformist që ka prodhuar ndonjëherë mendësia, kultura dhe historia jonë politike.
Ai ishte i madh edhe kur fliste.
Ai ishte i madh edhe kur qortonte.
Në momentet më të rënda historike ishte mbështetës, zëdhënës dhe përfaqësues i lartë politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Adem Demaçi kishte fituar imunitetin e pavdekësisë, andaj nuk u largua nga Prishtina as në ditët kur krimet dhe gjenocidi i forcave policore e ushtarake serbe ishte në kulm.
Adem Demaçi edhe pas çlirimit të Kosovës ishte zë autonom.
Kolos i mendimit të lirë.
Kritik i papërmirësueshëm.
Adem Demaçi ishte sa elitar aq edhe modest.
Një atdhetar i kulluar me pushtet të pafund moral.
Emri, jeta dhe vepra e Adem Demaçit është shndërruar në simbol me vlera universale:
I burgosur fizikisht – shpirtërisht i lirë.
Dialektikan në mendje – në karakter i pathyer.
Kundërshtar i tiranisë – zë i të dobëtëve.
Adem Demaçi me sakrificën dhe përkushtimin e tij e ridefinoi dashurinë për atdheun dhe lirinë e tij.
Me disidencën dhe kokëfortësinë e tij i shtyri kufijtë që kishin vendosur disidentët botërorë.
Adem Demaçi e lartësoi idealin e lirisë në pikën e paarritshme nga kushdo që vjen pas tij.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Lavdi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Haradinaj në Lipjan: Ekziston rreziku të merren vendime pa Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij