Në një intervistë për gazetën “Koha“, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, përveç dekorimimit nga Presidenti i Kosovës, flet edhe për fushatën parazgjedhore, ofertën e partisë së tij për shqiptarët si dhe si e sheh ardhmërinë e shtetit.
Ai, siç transmeton “Aktuale”, mes të tjerash thekson se, pa ndryshimin e emrit, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s, ndërsa potencon se maqedonasit këtë duhet ta kuptojnë sa më parë.
Gjothashtu, Thaçi ka folur edhe për aferën e përgjimeve, rastin e Kumanovës, si dhe problematika të tjera.
Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit mund t’i ketë të gjitha të këqijat, por ka një të mirë.
“Fryma e Marrëveshjes së Ohrit është metodologjia e punës që ne duhet të punojmë. Mirëpo, Marrëveshja e Ohrit, tashmë 15 vjet, tregoi se nuk mund të realizohet. Me fajin e kujt? Po ta them këtë, prapë do të thonë se flet partiakisht. Kjo u tregua racionalisht se nuk funksionon. Ne duhet në Kushtetutë t’i ndërrojmë disa gjëra shumë të thjeshta. Mos të shkruhet “ata që janë mbi 20 për qind”, por të shkruhet “shqiptarë”. Kjo nëse bëhet, atëherë është e qartë se ky shtet, të gjitha vendimet nëpërmjet të një sistemi juridiko-kushtetues të ndryshuar duhet t’i sjellë nëpërmjet vetes së dytë, shqiptarë – maqedonas…”, ka thënë Thaçi.
Numri një i PDSH-së Thaçi mes të tjerash ka folur edhe për shpërndarjen e votës shqiptare që do të ndodhë në këto zgjedhje. Por cili është mendimi i tij:
“Na e bëjnë të tjerët. Maqedonasit. Ky është projekti i radhës… Më vjen keq. Nuk duhet të preket askush. Ndoshta dikush ka vetëdije në këtë projekt, prej këtyre partive të vogla. Por ju jeni dëshmitarë se ky film luan pandërprerë. Përgatitet një palë zgjedhje opozita ta mundë BDI-në, del një parti. Zgjedhjet e tjera, prapë një parti. Kjo racionalisht është kundër opozitës shqiptare. Mendoj unë. Ndoshta ata mund të thonë…, por racionalisht është kundër opozitës shqiptare dhe racionalisht e parandalon fitoren e vërtetë të opozitës shqiptare. Unë e kam thënë se nuk kemi të drejtë askujt t’ia ndalojmë të merret me politikë, të angazhohet, dhe ajo është vlerë e demokracisë, por racionalisht këta i shërbejnë maqedonasve…”, ka thënë Thaçi për gazetën në fjalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?