LAJMI I FUNDIT:

Thaçi merr përkrahjen e kryeministrit bullgar që Kosova të kryesojë SEECP

Thaçi merr përkrahjen e kryeministrit bullgar që Kosova të kryesojë SEECP

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit të SEECP-së, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisovin, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.



Presidenti Thaçi ka falënderuar kryeministrin Borisov për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Në këtë takim është folur edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, për shkëmbimin tregtar dhe për dinamizimin e bashkëpunimit në arsim dhe kulturë.


Nga ana tjetër, kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisovi, ka rikonfirmuar mbështetjen e Bullgarisë për Kosovën dhe ka mbështetur propozimin që Kosova të kryesoj SEECP gjatë vitit 2019.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi, bashkë me homologë nga i gjithë rajoni, kanë marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, ku edhe njëherë u kërkua përshpejtim i procesit të anëtarësimit të shteteve të rajonit në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori