LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova ka shënuar progres në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Thaçi: Kosova ka shënuar progres në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftimin e dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri gjatë ceremonisë solemne të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Kosova si shtet i ri ka arritur të krijojë infrastrukturë ligjore që ndihmon në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe rehabilitimin e viktimave. Duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar mirëqenie për qytetarët tanë, që të mos ketë mundësi për zhvillimin e kësaj dukurie negative dhe të rrezikshme për shoqërinë”, tha Thaçi.


Ai shtoi se duhet parandaluar që Kosova të shfrytëzohet si rrugë për trafikantët.

“Duhet të bashkëpunojmë me të gjithë fqinjët dhe Bashkimin Evropian për parandalimin e shfrytëzimit të Kosovës si rrugë për trafikantët. Kosova ka bërë progres në të gjitha këto fusha, është bërë rishikimi i Kodit Penal, gjyqësori ka ulur numrin e rasteve të mbetura, por edhe gjykata supreme ka miratuar udhëzimet e reja për dënime…”, tha Thaçi.

Presidenti në fund u bëri thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse të jenë në krye të detyrës dhe të luftojnë çdo dukuri negative në shoqërinë tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori