Thaçi kërkon fjalën në seancën e sotme, gjyqtari i tha se flet në fund

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar konferenca javore në çështje ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut,Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë.
Derisa palët aty diskutonin për mocionet dhe afatet për dorëzimin e provave gojore, Hashim Thaçi ngiti dorën duke kërkuar fjalën.
“Besoj që zotëri Thaçi ngriti dorën”, tha gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christoph Gosnell.
“Është e vërtetë, ai më tha që donte të bënte një koment të shkurtër, nuk e di nëse do t’ia jepni fjalën tani. Nuk është e lidhur drejtpërdrejt me çështjen e kalendarit”, tha avokatja e tij, Sophie Menegon.
Por, gjyqtari Gosnell tha se Thaçit do i jepet mundësia që të bëjë ndërhyrje, por vetëm në fund të seancës së sotme.
“Ju sugjeroj që të vazhdojmë me agjendën dhe z. Thaçi do iu jepet mundësia që të bëjmë një ndërhyrje në fund të seancës së sotme”, tha gjyqtari.
Të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit në këtë seancë janë Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj ndërsa Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj e Hajredin Kuçi janë të pranishëm përmes video-lidhjes, sikurse edhe disa nga avokatet. /rtk/
















































