Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falur tre të burgosur në bazë të kompetencave kushtetuese. Bëhet fjalë për Granit Paçarizin, Nazmi Mujotën e Arlind Latifin të cilëve u janë falur dënimet.
Nazmi Mujota, i cili ishte dënuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje e rëndë”, në vitin 2015, Presidenti i ka falur dy vjet nga dënimi i tij prej gjithsej 18 vjet.
Kjo, sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, të lëshuar në prill të vitit 2015.
“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, sot ka shpallur aktgjykim ndaj të akuzuarit N.M, për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve, duke shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 18 vite dhe dënim me gjobe në shumë prej 600 euro”, thuhej në komunikatën e gjykatës, njofton Telegrafi.
Po ashtu në njoftimin e gjykatës, shpjegohej edhe në detaje arsyeja e të dënuarit tashmë të falur nga presidenti Thaçi.
“Të akuzuarit N.M dhe Nj.M, shtetas të Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së Prokurorit të Shtetit janë akuzuar se me datë 07.11.2007, rreth orës 15:30, në pompën e benzinës “Granit Petrol” në fshatin Belinc, Komuna Shtime me dashje direkete me motive të hakmarrjes kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B.B, dhe po ashtu kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj të dëmtarit R.M, me çka kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale vrasje e rëndë”, thuhej në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze