Thaçi: Harrojeni gjashtëpikëshin

“Harrojeni gjashtëpikëshin, ai është i pa zbatueshëm në Kosovë”, ka pohuar kryeministri Hashim Thaçi të dielën gjatë një takimi me banorët e fshatit Reçan të Komunës së Prizrenit.
Kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe disa ministra të kabinetit të tij, kanë takuar qindra qytetarë të Reçanit dhe të fshatrave përreth – të cilëve u ka thënë se kjo vizitë nuk është vizitë vetëm e premtimeve, por e fillimit të realizimeve të shumë projekteve.
“Nuk do të lejojmë që në Kosovë të ketë qytetarë të rendit të parë dhe të dytë. Secili do të jetë i barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, kjo vlerë është e precizuar qartë edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë me këtë rast Thaçi. /Telegrafi/








































