LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj shprehin ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi

Thaçi e Haradinaj shprehin ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur lajm të trishtë ndarjen nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi.

Ai në një postim në Facebook ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe komunitetin e gazetarëve.

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e Ibrahim Rexhepit
Lexo po ashtu AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e Ibrahim Rexhepit

“Lajm i trishtë vdekja e gazetarit të njohur Ibrahim Rexhepi. Ishte i çmuar dhe i vlerësuar prej të gjithëve. Ngushëllime familjes Rexhepi dhe tërë komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Thaçi.


Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi.

“Me pikëllim e mora lajmin për shkuarjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar dhe analistit për çështjet ekonomike, Ibrahim Rexhepi.

Vdes gazetari Ibrahim Rexhepi
Lexo po ashtu Vdes gazetari Ibrahim Rexhepi

I ndjeri shquhej për vrojtimin e mprehtë të realitetit politik dhe ekonomik në vend, duke qenë sëfundi edhe këshilltar i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Ngushëllime të thella familjes, komunitetit të gazetarëve dhe miqve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare. /Telegrafi/