LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, tregu pranë teleferikut pritet të dislokohet

Tetovë, tregu pranë teleferikut pritet të dislokohet
Foto: Koha

Në rrugën e Lubotenit në Tetovës, respektivisht afër Teleferikut, çdo të enjte organizohet tregu i përzier për veshmbathje, prodhime ushqimore por edhe pajisje tjera për amvisëri dhe vegla pune. Janë shumë shitës vendas, por edhe nga qytete tjera që vijnë në këtë vend për të shitur prodhimet e tyre. Kjo formë e organizimit të ditës së enjte, në këtë pjesë të qytetit të Tetovës pothuajse bllokon rrugën për në fshatrat e Malësisë së Tetovës, por edhe për në Kodër të Diellit dhe fillimin e rrugës regjionale Tetovë-Pirok-Gostivar, shkruan gazeta Koha.

Këto ditë, qarkullimi deri në orët e pasdites vështirësohet për automjete, por edhe produktet ushqimore ekspozohen në trotuare, që është edhe një shqetësim më i madh për pastërtinë e tyre.

Në ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare të gazetës Koha, pritet që në këtë pjesë, në të ardhmen të mos lejohet shitja përgjatë trotuarit respektivisht, pranë varrezave të qytetit të Tetovës. Tashmë një kohë të gjatë është duke u rregulluar edhe hapësira tek ish shtëpia përmirësuese në Tetovë dhe jozyrtarisht mësohet se në këtë pjesë do të transferohet i ashtuquajturi tregu për veshje të grave që ndodhet në lagjen e Çarshisë së Epërme.


Po ashtu bëhet e ditur se në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, të lëshohet në përdorim objekti multifunksional i Myftinisë së Tetovës, kur edhe pritet që përfundimisht të ndalohet një organizim i këtillë i pa sistemuar përpara këtij objekti.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale nuk kanë dhënë më shumë informacione, por vetëm kanë sqaruar se ka një plan që në të ardhmen në atë vend të mos lejohet shitja përgjatë trotuareve. Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se ata angazhohen për pastrimin e mbeturinave gati se çdo javë që shitësit i lënë në këtë vend. “Megjithëse është një treg që nuk është i organizuar, por ne çdo javë pastrojmë atë pjesë. Shitësit lënë shumë mbeturina pas dhe nuk i largojnë, që i jep një pamje jo të mirë kësaj pjese, prandaj ne në orët e vona i pastrojmë mbeturinat edhe pse ne mund të zhvillojmë pastrim në ndonjë pjesë tjetër të qytetit dhe kjo na merr shumë kohë, por nuk mund ta lëmë në atë gjendje atë vend”, thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova – Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës theksuan se në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës, është duke u rregulluar hapësira tek ish shtëpia përmirësuese në Tetovë, ngase kjo pronë tashmë i është kthyer në pronësi myftinisë.

“Është punuar intensivisht gjatë periudhës së kaluar, tash ka një ndërprerje të punëve shkaku u zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve do të rifillohet me punë, dhe shpresojmë se në gjysmën e këtij viti do të jetë gati, që të gjithë shitësit në pjesën afër teleferikut të Tetovës, apo pranë varrezave të transferohen në këtë vend”, theksuan nga Komuna e Tetovës.

Me rregullimin e varrezave dhe objektit multifunksional të Myftinisë së Tetovës, që është në përfundim e sipër, pritet që kjo pjesë të merr formë tjetër dhe të ketë imazh tjetër duke patur parasysh edhe një segment tjetër se pikërisht në këtë pjesë të qytetit është edhe rruga për në pikën turistike Kodra e Diellit. Të enjten tregu i grave siç njihet në Tetovë dhe rrethinë, është pjesa më e frekuentuar e qytetit të Tetovës, sidomos tani në muajt e pranverës dhe verës.

Kjo ditë tregu dhe tregtarë të shumtë nga Tetova dhe qytete të ndryshme të Maqedonisë shesin produkte nga më të ndryshmet, si pemë, perime, fidanë për mbjellje, veshmbathje, mjete për punë dhe produkte të tjera./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori