LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, dy të dyshuar për vjedhje gjatë periudhës prill-korrik

Tetovë, dy të dyshuar për vjedhje gjatë periudhës prill-korrik

Dy persona nga Tetova N.K. (39) dhe A.A. (22) dyshohen nga policia e Tetovës se kanë kryer tetë vjedhje të rënda që janë kryer në muajin prill dhe korrik të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informon zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifovski për dy të dyshuarit së shpejti do tu caktohet padi penale të përshtatshme.

‘Të dyshuarit në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit janë futur me forcë në shtëpi nga dera ose dritarja, në shpejtësi kanë kontrolluar hapësirat në shtëpi dhe shpesh kanë vjedhur para, bizhuteri ari, por edhe prodhime teknike, si televizor, orë dhe të tjera. Pjesë të objekteve nga vjedhja tani më janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, tha Josifovski.


Sipas të dhënave të Josifovskit këto dy të dyshuar edhe muajin e kaluar janë paraqitur si të penalizuar për vjedhje tjera në Tetovë. /Telegrafi/