Ulpiana nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Malishevës.

Skuadra lipjanase ka pasur dy penallti në përballje me Malishevën, por vetëm njërën arritën ta realizonin me Marcelei Santos, pasi braziliani të dytën e humbi.


Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka folur pas kësaj sfide ku ka vlerësuar lartë paraqitjen e futbollistëve të tij.

"Kishim mundësi që ta fitonim takimin, por ashtu si shkoi ndeshja jam realisht i kënaqur edhe me barazimin".

274445970 2208776485944364 8984694716363987517 n

"Jam i kënaqur me atë që treguan djemtë, pasi kanë shfaqur një lojë agresive", tha Tetova.

Lëndimi i Esosa Priestleyt ka bërë që Tetova ta ndryshoj edhe skemën gjatë ndeshjes.

"Me lëndimin e Priestleyt ishim të detyruar që ta ndryshonim edhe skemën e lojës. Kjo na prishi planet dhe nuk e arritëm qëllimin që kishim tri pikët", deklaroi trajneri i Ulpianës.

274270507 2208776649277681 5369022502495166967 n

Lipjanasit me këtë barazim ngritën në vendin e tetë me 19 pikë, derisa Malisheva është një vend më lart me 23 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app