LAJMI I FUNDIT:

Tetë milionë Kindle shiten këtë vit

Tetë milionë Kindle shiten këtë vit

Gjykuar sipas burimeve të afërta me kompaninë, Amazon do të përfundojë këtë vit me tetë milionë njësi të shitura të lexuesit të vet të librave elektronike - Kindle.

Sipas paralajmërimeve të analistëve, gjatë këtij viti shitja e Amazon Kindle është dashur të jetë rreth pesë milionë pajisje, mirëpo sipas disa burimeve kompania këtë vit do ta përmbyllë me gjithsej tetë milionë pajisje të shitura.

Vitin e kaluar Amazon e ka përfunduar me gjithsej 2.4 milionë pajisje të shitura Kindle.


Për një arsye Amazon kurrë nuk ka asnjë lloj të dhënash për numrin e njësive të shitura të pajisjes së saj, për dallim nga kompanitë tjera në treg që mezi presin të lavdërohen për secilin milion të shitur.

Po ashtu, analistët janë jashtëzakonisht të kujdesshëm me parashikimet për vitin e ardhshëm në këtë segment të pajisjeve, veçanërisht për shkak të kompjuterëve tablet, të cilët njëjtën kohë mund të përdoren edhe si e-lexues, që po bëhen çdo ditë e më të popullarizuar. Vetëm sa për ilustrim, Apple gjatë këtij viti ka gjasa të shes dhjetë milionë njësi të tabletit të vet iPad. /Telegrafi/