Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, prej javësh ka nisur përgatitjet për koncertin madhështor që do ta mbajë Francë.

Ylli nga Kosova me datën 30 të këtij muaji do të realizojë një eveniment nga maja më e lartë në Paris, në Kullën e Eiffel.


Derisa kanë ngelur edhe pak ditë, biondja duket se është e entuziazmuar për të interpretuar live repertoarin e saj të këngëve.

242508207 551390062766625 3379387194879417095 n Rita Ora (Foto: Instagram)

30-vjeçarja gjatë këtyre ditëve ka promovuar vazhdimisht koncertin dhe sërish u ka bërë thirrje ndjekësve për biletat.

“Oh la la edhe ditë ditë deri nga performanca ime. I keni marrë biletat? E dua Parisin”, ka thënë ajo në një set fotografish të ndarë në Instagram.

Fansat gjithashtu duket se mezi po presin për koncertin virtual dhe reagimet në komente kanë qenë të shumta.

242611722 354019329752899 3853968243758548479 n Rita Ora (Foto: Instagram)

Rita këto ditë ka qenë pjesë e një interviste në Vogue te Australisë ku ka folur edhe për raportin me regjisorin Taika Waititi.

Ajo theksoi se është në një 'vend të mrekullueshëm' duke mos dhënë detaje të tjera rreth romancës së tyre. /Telegrafi/