LAJMI I FUNDIT:

Tesla prodhon Cybertruckun e parë

Tesla prodhon Cybertruckun e parë

Tesla ka njoftuar se Cybertrucku i parë është ndërtuar në fabrikën e automjeteve në Austin, Teksas.

Prodhuesi i automjeteve elektrike e bëri njoftimin përmes një postimi në Twitter ku bashkangjitur ishte edhe një foto e punëtorëve dhe e kamionçinës së prodhuar.

“Cybertrucku i parë i ndërtuar në fabrikën e Teksasit”, thuhej në postim.


Shefi i kompanisë Elon Musk, gjithashtu kishte bërë një retweet në kuadër të këtij postimi duke uruar ekipin e Tesla-s.

Në muajin maj, Musk vlerësoi se Tesla mund të shesë midis 250 mijë dhe 500 mijë Cybertrucks në vit kur të arrihet prodhimi i plotë. /Telegrafi/