LAJMI I FUNDIT:

Tesla hap “Gigafabrikën” e parë evropiane pranë Berlinit

Tesla hap “Gigafabrikën” e parë evropiane pranë Berlinit

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla ka hyrë në tregun evropian pasi hapi fabrikën e parë të martën në periferi të Berlinit.

Lëvizja shihet si një sfidë për prodhuesit gjermanë të automjeteve “në terrenin e tyre vendas”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një shofer i Tesla tregon se ‘si i mbijetoi bateria e veturës së tij’, një bllokimi trafiku 14 orësh në mot me borë
Lexo po ashtu Një shofer i Tesla tregon se ‘si i mbijetoi bateria e veturës së tij’, një bllokimi trafiku 14 orësh në mot me borë

Kompania thotë se “Gigafabrika” e saj e re do të punësojë 12,000 njerëz dhe do të prodhojë 500,000 automjete në vit pasi të jetë plotësisht në funksionim.


Prodhimi fillestar do të fokusohet në automjetin kompakt sportiv të Tesla-s Model Y.

Kancelari gjerman Olaf Scholz mori pjesë në ceremoninë e hapjes në Gruenheide, në juglindje të kryeqytetit gjerman, me shefin e Tesla-s, Elon Musk – ndërsa makinat e para dolën nga fabrika për t’u dorëzuar.

Ai më vonë postoi një koment në Twitter duke falënderuar Gjermaninë me fjalët “Danke Deutschland!” i rrethuar me flamuj gjermanë.

‘TeslaMic’: Mikrofonat për karaoke në veturë të Tesla-s me vlerë 188 dollarë u shitën brenda një ore në Kinë
Lexo po ashtu ‘TeslaMic’: Mikrofonat për karaoke në veturë të Tesla-s me vlerë 188 dollarë u shitën brenda një ore në Kinë

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se hapja e fabrikës ishte “një simbol i mirë” që makinat me benzinë mund të zëvendësohen me automjete elektrike në një kohë kur Gjermania dhe vendet e tjera evropiane po përpiqen të reduktojnë emetimet e tyre të gazit serrë dhe të largohen nga vartësia e naftës ruse.

Tesla filloi ndërtimin e objektit të madh më pak se tri vjet më parë përpara se të merrte lejet zyrtare për ta bërë këtë. /Telegrafi/