LAJMI I FUNDIT:

Tesla Cybertrucks u vandalizuan në Florida – në to ishin shkruar “disa mesazhe të zgjedhura” për Elon Musk

Tesla Cybertrucks u vandalizuan në Florida – në to ishin shkruar “disa mesazhe të zgjedhura” për Elon Musk

Tesla Cybertrucks janë bërë simbolike. Por ndoshta jo ashtu siç shpresonte CEO i Tesla, Elon Musk.

Dhe kjo dëshmohet në një rast në Florida, ku gati tri duzina Cybertrucks u vandalizuan këtë javë – me mesazhe nënçmuese që synonin posaçërisht Musk, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një ngjarje e paraqitur përmes disa pamjeve që tregojnë pasojat e vandalizmit në një parking në Fort Lauderdale dhe të publikuara në rrjetet sociale.


Pamjet – të shpërndara në llogarinë Only in Broward – treguan një flotë Cybertrucks me frazën “Fuck Elon” me spray nëpër pjesët e jashtme metalike.

View this post on Instagram

A post shared by ONLY in DADE (@onlyindade)

Njeriu që filmoi videon tha se Tesla kohët e fundit mori me qira parkingun dhe Cybertrucks filluan të mbërrinin tri ditë më parë.

“Duket sikur dikujt nuk i pëlqen Elon…”, shkruhej në mbishkrim.

Autoritetet lokale i thanë NBC Miami se 34 automjete ishin vandalizuar brenda parkingut, ku ndodheshin Cybtertrucks dhe modele të tjera Tesla. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Është nxjerrë në shitje një Ferrari i rrallë i vitit 1972 - dikur ishte në pronësi edhe të aktorit Sylvester Stallone

Është nxjerrë në shitje një Ferrari i rrallë i vitit 1972 - dikur ishte në pronësi edhe të aktorit Sylvester Stallone

Auto
Miliarderi kinez vendosi Rolls-Royce-n si “dekorim” në apartamentin e tij në katin e 44-të – për ngritjen e veturës u përdor një vinç

Miliarderi kinez vendosi Rolls-Royce-n si “dekorim” në apartamentin e tij në katin e 44-të – për ngritjen e veturës u përdor një vinç

Auto
Ferrari

Ferrari "i varrosur": Si një makinë e vjedhur u gjet në një oborr të Los Anxhelosit

Auto
Zjarr në dyqanin e Teslas në Romë - digjen 17 automjete

Zjarr në dyqanin e Teslas në Romë - digjen 17 automjete

Auto
Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Auto
Këto janë rrotat e veturës së re të Land Rover

Këto janë rrotat e veturës së re të Land Rover

Auto
Kalo në kategori