Një vullkan në Kamchatka ka shpërthyer për herë të parë në 600 vjet, një ngjarje që besohet të jetë e lidhur me tërmetin e kësaj jave në Rusinë lindore.

Më konkretisht, ai shpërtheu gjatë natës në Gadishullin Kamchatka, i cili ishte epiqendra e një tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që shkaktoi paralajmërime për cunami për Japoninë, pjesë të SHBA-së dhe Filipinet.


"Ky është shpërthimi i parë historikisht i konfirmuar i vullkanit Krasheninnikov në 600 vjet", tha Olga Girina, drejtuese e Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatkas.

Sipas postimeve në rrjete sociale, bëhet fjalë për rreth pesë deri në gjashtë kilometra hiri që del nga ky vullkan.

Rrjedha e fundit e llavës së këtij vullkani ndodhi rreth vitit 1463 dhe që atëherë nuk është njohur asnjë shpërthim, deklaroi Girina.

Valët e cunamit janë gjithashtu të mundshme në këtë zonë.

"Lartësia e pritur e valës është e ulët, por prapëseprapë duhet të largoheni nga bregu." /Telegrafi/