LAJMI I FUNDIT:

“Tërmeti më i fortë në 100 vjet” – rritet numri i të vdekurve nga lëkundjet shkatërruese në Myanmar

“Tërmeti më i fortë në 100 vjet” – rritet numri i të vdekurve nga lëkundjet shkatërruese në Myanmar

Numri i njerëzve të vrarë në Myanmar pas një tërmeti të fuqishëm është rritur në 1002 dhe 2376 të tjerë janë të lënduar, sipas qeverisë ushtarake të vendit.

Kreu i qeverisë ushtarake ka konfirmuar se 30 të tjerë janë të zhdukur dhe ka urdhëruar një përpjekje të shpejtë shpëtimi pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë.

Bëhet e ditur se tërmeti pati një thellësi prej 10 kilometrash. Pati edhe pasgoditje, me një magnitudë të fortë 6.4 ballë, 12 minuta më vonë.


Presidenti i Kinës Xi Jinping i ka dërguar një mesazh ngushëllimi liderit të Myanmarit Min Aung Hlaing pas tërmetit dhe, sipas ambasadës kineze në Myanmar, ata kanë folur në telefon.

Edhe Kina dridhet nga tërmeti që goditi Myanmar, njerëzit ikin nga frika pas lëkundjeve shkatërruese - publikohen pamjet
Lexo po ashtu Edhe Kina dridhet nga tërmeti që goditi Myanmar, njerëzit ikin nga frika pas lëkundjeve shkatërruese - publikohen pamjet
Një ekip kinez i shpëtimit ka mbërritur në Yangon, ish-kryeqytetin e Myanmarit, herët të shtunën, ndërsa Rusia dhe SHBA-ja kanë ofruar gjithashtu ndihmë humanitare.

Raportohet se nga tërmeti u prek edhe Tajlanda fqinje, duke lënë tetë të vdekur, tetë të lënduar dhe 79 të zhdukur, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndërtesat në pesë qytete dhe qyteza të Myanmarit u shembën, së bashku me shumë ura.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, tha se stafi i OKB-së po punonte për të mbledhur informacion mbi numrin e njerëzve të prekur nga tërmeti dhe shtrirjen e nevojave humanitare.

Gjendje e jashtëzakonshme në Myanmar, kërkohet ndihmë ndërkombëtare - ja sa ka shkuar numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm
Lexo po ashtu Gjendje e jashtëzakonshme në Myanmar, kërkohet ndihmë ndërkombëtare - ja sa ka shkuar numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm

Junta ushtarake në pushtet njoftoi se një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin Sagaing, rajonin Mandalay, rajonin Magway dhe shtetin verilindor Shan, zonën e Këshillit Nay Pyi Taw dhe Rajonin Bago.

“Qeveria ka urdhëruar një hetim të shpejtë të dëmeve në këto zona”, shtoi junta në një deklaratë.

“Ne do të kryejmë menjëherë operacionet e ndihmave. Ne do të punojmë gjithashtu për të ofruar ndihmën e nevojshme për katastrofat dhe ndihmën humanitare.”

Ndryshe, Kryqi i Kuq ka thënë se përpjekjet e ekipeve të tyre për të arritur në rajonet Mandalay dhe Sagaing dhe shtetin jugor Shan janë bërë më sfiduese nga linjat e rrëzuara të energjisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ndryshoni mentalitetin, përgatituni për të keqen" - Evropa përgatit qytetarët e saj për luftë

Evropa

"Gaza është ferr në tokë, po i mbarojnë furnizimet", Kryqi i Kuq bën thirrje për ndihmë

Botë
Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

Botë
Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Botë
Trump i bën thirrje Putinit t'i jap fund luftës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vdesin

Trump i bën thirrje Putinit t'i jap fund luftës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vdesin

Botë
SHBA largohet nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës

SHBA largohet nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori