LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm e godet Indonezinë

Tërmet i fuqishëm e godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.2 shkallë të Rihterit e ka goditur sot zonën bregdetare përgjatë brigjeve të Indonezisë perëndimore, njoftuan sizmologët amerikanë.

Sizmologët kanë njoftuar se nuk ka informacione për cunami të mundshëm, po ashtu nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale.

“Tërmeti e goditi ishullin Mentavai në provincën perëndimore Sumatra, rreth 75 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të provincës së Padang”, tha Instituti Gjeologjik Amerikan.