Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC).

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej dhjetë kilometrash.


Epiqendra ndodhet 24 kilometra në lindje-juglindje të qytetit spanjoll të San Jose dhe 55 kilometra në lindje-juglindje të qytetit të Almerias.

Nuk pati raportime fillestare për viktima ose dëme materiale, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Kjo pjesë e Mesdheut njihet për aktivitet të shpeshtë sizmik, dhe në të kaluarën tre tërmete shkatërruese goditën rajonin pranë Almerias.

Më i madhi prej tyre ndodhi më 10 tetor 1980 dhe kishte një magnitudë 7.3. Ai la të vdekur 3,7000 njerëz. /Telegrafi/