LAJMI I FUNDIT:

Teoria e radhës që po qarkullon në internet: Teknologjia 5G e ka shkaktuar coronavirusin

Teoria e radhës që po qarkullon në internet: Teknologjia 5G e ka shkaktuar coronavirusin

Ndërsa coronavirusi po shtrihet gjithnjë e më shumë, po kështu po qarkullojnë edhe thashethemet në lidhje me të. Dhe teoria më e re në rrjetet sociale është se teknologjia e re 5G është shkaku i kësaj sëmundje. Kjo është plotësisht e gabuar – valët e radios nuk krijojnë viruse, shkruan CNet.

Keri Hilson, një këngëtare amerikane që ka 4.2 milionë ndjekës në Twitter, shkroi disa postime duke e lidhur coronavirusin në rrjetin 5G.

“Njerëzit janë përpjekur të na paralajmërojnë për 5 vjet rreth teknologjisë 5G. Peticione të ndryshme, organizata, studime … Ajo që po kalojmë tani janë ndikimet e rrezatimit. Rrjeti 5G u lëshua në Kinë në 1 nëntor 2019. Njerëzit bien të vdekur”, shkruan Hilson, transmeton Telergafi.


Të tjerë në YouTube dhe Facebook, përfshirë grupin në Facebook kundër 5G, gjithashtu ndanë mendimet e tyre.

Një përdorues në Facebook i quajtur Ben Mackie e lidhi 5G me një coronavirus në fillim të këtij muaji, duke thënë se nuk ishte pjesërisht një virus.

“Ata po përpiqen t’ju frikësojnë me një virus të rremë pasi rrjeti 5G po ndërtohet në të gjithë botën”, tha ai.

Ai gjithashtu pretendoi se bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates shpiku teknologjinë dhe se ishte një përpjekje për të “shprishur” botën.

Ai shtoi se vaksinat e coronavirusit që po zhvillohen janë në të vërtetë çipa që do të implantohen te njerëzit.

Përfitimet e teknologjisë 5G

Brendan Carr, i cili punon në Komisionin Federal të Komunikimeve (FCC), theksoi se Covid-19 është një virus person-për-person, jo valë radio.

Ai përsëriti gjithashtu se FCC, Administrata e Ushqimit dhe Barnave si dhe Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit thonë se 5G është i sigurt.

5G është një teknologji e re wireless, e shpejtë, super e shpejtë që po shfaqet në të gjithë globin.

Në SHBA, qytete si New York dhe Dallas kanë rrjete aktive 5G, dhe funksionon në Kinë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo teknologji është përgatitur të ndryshojë mënyrën se si jetojmë dhe pritet të drejtojë gjithçka nga veturat që drejtojnë vetveten tek gjërat që vështirë të imagjinohen.

Besohet se çdo vend që është udhëheqës në teknologjinë 5G do të jetë një udhëheqës në botë në përgjithësi gjatë dekadave të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori