LAJMI I FUNDIT:

Tentuan t’i godisnin policinë me traktor – dy të arrestuar në Ferizaj

Tentuan t’i godisnin policinë me traktor – dy të arrestuar në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se të martën rreth orës 20:45 gjatë patrullimit policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në fshatin Dremjak, kanë vërejtur tre traktorë të ngarkuar me drunjë dhe në përpjekje për ti ndaluar ata kanë rrezikuar pjesëtarët e policisë, duke tentuar t’i godasin me traktorë dhe kanë vazhduar rrugën duke u futur ndaras në rrugica malore dhe dy prej tyre janë bllokuar, ndërsa njëri ka arritur të ikë në drejtim të panjohur.

“Policia ka arritur që të arrestojë dy prej tyre, ndërsa gjatë arrestimit i kanë rezistuar policisë dhe dy pjesëtaret e policisë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas janë liruar”, thuhet në njoftim.


Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor është edhe personi i tretë.

Si prova materiale janë sekuestruar dy traktorët me drunjë dhe tri motosharra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori