Një hajn kur kishte vendosur ta vjedh një veturë në New Orleans, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë.

Madje për këtë veprim ai u pendua rëndë, pasi “hëngri” disa grushte dhe u largua duarthatë, transmeton Telegrafi.


Një video amatore shfaq momentin kur pronari i veturës po largohej nga shtëpia, pa se dikush po ia vidhte veturën.

Menjëherë vrapoi në drejtim të tij dhe i doli përpara duke e goditur me filxhan të kafesë, e kur mendoi se do ta frikësojë duke iu vërsulur dhe kërcënuar se do ta shtyp – ndodhi e papritura.

Ai ngjite mbi veturë dhe arrin ta fusë dorën në dritaren e tavanit, duke e goditur disa herë hajnin, i cili në fund dorëzohet dhe largohet nga vetura me shpejtësi duke u futur në një mjet tjetër që po e priste. /Telegrafi/