Shoferi i paemëruar, që është ndaluar prej policisë në Milton Keynes së Anglisë, ka dhënë lejen e vozitjes së Homer Simpson.
Duke mos prezantuar dokumentin zyrtar, ai dha një kartelë mashtruese, që kishte edhe të dhënat tjera të personazhit nga seria e animuar, transmeton Telegrafi.
Përfshirë vendbanimin në Springfield, të Shteteve të Bashkuara, ditëlindjen dhe nënshkrimin.
Pasi nuk kishte dokument tjetër, shoferi është arrestuar dhe vetura iu konfiskua. Rasti po konsiderohet si tentim mashtrimi i personit zyrtar dhe është nën hetime, ndërsa i dyshuari është liruar me kusht dhe së shpejti duhet të paraqitet para drejtësisë. /Telegrafi/