Ushtria turke ka rritur praninë e saj ushtarake në Idlib, fortesa e fundit e fraksioneve kryengritëse islamike kundër Damaskut, pas sulmeve të pësuara nga trupat e saj.
Të paktën 55 ushtarë të ushtrisë siriane janë vrarë në sulmet e fundit nga ushtria turke në provincën e Idlib, në veri të Sirisë, në përgjigje të bombave që kanë shkaktuar katërmbëdhjetë viktima midis trupave turke të vendosura në zonë.
“Sipas informacionit të fundit, nga burime të ndryshme në rajonin e Idlib, sot janë neutralizuar 55 ushtarë të regjimit”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të transmetuar nga disa media turke, transmeton Telegrafi.
Turqia përdor termin “neutralizo” për të përcaktuar viktimat e armikut, të vdekur, të plagosur dhe të burgosur. Sipas Ankarasë, gjithsej 156 ushtarë sirianë janë vrarë në këto operacione ndëshkimi.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka dhënë ushtrisë siriane deri në fund të muajit të tërhiqet nga Idlib dhe ka kërcënuar të sulmojë forcat e saj në çdo pjesë të Sirisë, nëse ata përsëri sulmojnë trupat turke.
I dërguari special i SHBA për Sirinë, James Jeffrey, tha dje gjatë një vizite në Ankara se SHBA mbështesin “të drejtën e Turqisë për t’u mbrojtur” kundër ushtrisë siriane në rajonin e Idlib.
Nga ana tjetër, Turqia ka shumëfishuar përpjekjet e saj diplomatike me Rusinë, mbështetësin e presidentit Bachar al Asad në Siri, për të ulur tensionin në Idlib.
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu njoftoi dje se një delegacion turk së shpejti do të udhëtojë në Moskë për të adresuar situatën në Idlib, pasi përfundoi pa marrëveshje kontaktet midis dy vendeve këtë javë.
Më shumë se 800,000 njerëz u larguan nga rajoni që nga dhjetori.
Ofensiva e regjimit Al Assado, me mbështetjen e ushtrisë ruse, shkaktoi largimin e më shumë se 800,000 njerëzve që nga dhjetori, njoftuan të enjten Kombet e Bashkuara.
“Nga më shumë se 800,000 njerëz që janë shpërngulur në veri-perëndim të Sirisë nga 1 dhjetori 2019 deri më 12 shkurt 2020, rreth 60% janë të mitur”, tha Zyra e KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA). “Njerëzit që jetojnë në veriperëndim po kalojnë një nga krizat më të këqija që nga fillimi i luftës në Siri”, në 2011, thuhet më tutje nga kjo zyre.
Midis 9 dhe 12 shkurt, rreth 142,000 njerëz u shpërngulën nga luftimet, sipas OCHA.
Dhe 82,000 flenë jashtë, në mes të një valë të ftohtë në rajon që ka mbuluar vendin me reshje dëbore dhe temperatura nën 0 ° C, duke e bërë këtë gati një katastrofë të re humanitare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut
Dy aeroplanë privat përplasen në aeroportin Scottsdale në Arizona, humb jetën një person
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht