Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka dalë në foltoren e Kuvendit në momentin kur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila vendosi të dalë dhe të bëjë një replikë.

Në të njëjtin moment është ngritur edhe deputeti i LVV-së, Salih Zyba.


Shala ia tërhoqi mikrofonin Kusari-Lilës, teksa deputeti Zyba u ngrit që ta “mbronte” shefen e tij, shkruan Telegrafi.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci iu kërkoi vazhdimisht deputetit Shala dhe Zyba që të ulen në vendet e tyre

438203847 4549615485264181 224048505329011718 n

“Mos më detyroni të thërras sigurimin. Sigurimi tani në sallë dhe i largoni të dy deputetët që i përmenda me emër. E kam të pamundshme që në secilën seancë burrat të ngritën në këmbë dhe më tregojnë mua sesi ta bëjë interpretimin e rregullores. Mjaft më”, tha Bogujveci.

Pasi që sigurimi nuk hyri në sallë, Bogujevci tha se deputetët në fjalë nuk do të kenë të drejtë fjale. /Telegrafi/

438237749 3760840534199550 4236377999426128973 n

438223468 3370056199952272 1656772394111042017 n