LAJMI I FUNDIT:

Tendenca luksoze e të pasurve shqiptarë: Jahtet milionëshe që i mbajnë kudo – po jo në Shqipëri!

Tendenca luksoze e të pasurve shqiptarë: Jahtet milionëshe që i mbajnë kudo – po jo në Shqipëri!

Miliarderët janë shpesh pjesë e titujve “bombastikë” të mediave në botë dhe, në shumë raste, për stilin ekstravagant të jetesës së tyre. Kanë super-makina, jahte, hotele dhe bëjnë pushime që të krijojnë iluzionin e një bote tjetër, të një bote ireale. Shqipëria, edhe pse një pikë oqeani, duket se nuk i ka shpëtuar tendencës që kanë super të pasurit për të shijuar në maksimum aksesin që të jep ky status.

Së fundmi, një tendencë që po përvijohet është zotërimi i një jahti duke kaluar nga faza e qiramarrjes në atë të të qenët pronar. Burime nga operatorët e tregut që kryejnë edhe negociatat apo asistojnë në transaksione, thanë se në harkun e më pak se një viti janë blerë shtatë jahte, por numri i tyre është shumë më i madh. Pyetja që lind vetvetiu është: ku janë këto jahte, pse nuk i shohim në brigjet shqiptare?

Në fakt, shumica zgjedhin t’i mbajnë larg Shqipërisë, në brigjet e Montekarlos në Monako, të Kanës në Francë, në Holandë dhe më i afërti me Shqipërinë, në Tivar të Malit të Zi. Ka edhe nga ata që zgjedhin të prekin herë pas here brigjet shqiptare, por ky veprim nuk u krijon problemin e zakonshëm që lind nga burokracia, sepse regjistrimi i tyre është bërë nën flamurin e një shteti tjetër që rëndom mund të jetë Malta, Holanda, Italia, Qiproja apo Monako. /Shkrimi i plotë i Monitorit: KËTU/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori